-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Vetëvendosje e Pejës, çdo të Premtë pret qytetarë

“Lëvizje VETËVENDOSJE, qendra e saj në Pejë, nga kjo javë, çdo të Premtë, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, do të hap zyrat për të pritur qytetarët e Komunës së Pejës në bashkëbisedim për çështje lokale e nacionale”. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë Taulant Kelmendi.

Kelmendi shkruan se Lëvizje VETËVENDOSJE, është lëvizje socialdemokrate që njeh vlerën e dëgjimit dhe përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve, prandaj jemi të gatshëm të punojmë me ju për ta adresuar çdo çështje, preokupim ose problem që mund ta keni.

Njoftimi i plotë:

“Kam knaqësinë të ju njoftoj se i kemi hapur zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të pritur qytetarët e Komunës së Pejës në bashkëbisedim për çështje lokale e nacionale.

Kërkesat, ankesat, trajtimin e projekteve dhe ideve si dhe asistencën e qytetarëve do ta bëjmë përmes aktivistëve, strukturave tona, deputetëve dhe asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lëvizje VETËVENDOSJE! është lëvizje socialdemokrate që njeh vlerën e dëgjimit dhe përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve, prandaj jemi të gatshëm të punojmë me ju për ta adresuar çdo çështje, preokupim ose problem që mund ta keni.

Jeni të mirëpritur në zyren tonë në Pejë, çdo të Premte nga ora 10:00 deri në 16:00″./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...