18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

‘Vetëvendosje’ e Pejës dhe kreu i saj Kelmendi shprehin ngushëllime për vdekjen e Ali Lajçit

Siç raportoi më herët ‘RADIO 1’, gjatë ditës së sotme ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi.

Lajmin për vdekjen e tij fillimisht e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Për disa vite ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt. Në vitet e fundit Ali Lajçi ishte i kyçur aktivisht dhe zëshëm në Lëvizjen ‘Vetëvendosje’, dega e së cilës parti në Pejë dhe kreu i saj Taulant Kelmendi edhe kanë reaguar me telegram.

Telegrami i plotë:

Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij.

Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë.
Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.
Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.
Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!’-thuhet në telegramin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë.

Ka reaguar edhe kreu i këtij subjekti në Pejës, zv/Ministri i Arsimit taulant Kelmendi.

‘Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën.’-ka shkruar zv/ministri Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/

Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...