21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

‘Vetëvendosje’ e Pejës nderon Ahmet Gjikollin në 25 vjetorin e rënies

Një delegacion i degës së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë të prirë nga Asambleistët Mybera Belegu, Eleonora Bala dhe Bujar Agusholli kanë zhvilluar sot homazhe dhe nderime tek përmendorja e dëshmorit të kombit Ahmet Gjikolli nga Peja, në 25 vjetorin e rënies së tij heroike në Çabrat, në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës.

Lajmin ky subjekt e ka bërë të ditur në faqen zyrtare në facebook.

‘Devotshmëria dhe vendosmëria e Ahmet Gjikollit shërbejnë si frymëzim për të gjithë ne. Kujtimi i tij do të mbetet përjetë si një simbol i guximit dhe sakrificës së të gjithë atyre që luftuan për të drejtat dhe lirinë e tyre. Trashëgimia e tij nuk është vetëm një pjesë e historisë, por një dritë që udhëheq rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.’-thuhet mes tjerash në komunikatën nga dega e këtij subjekti në Pejë.

Komunikata e plotë:

‘Ditën e 7 Majit të vitit 1999, në kodrën e Çabratit në Gjakovë, Ahmet Gjikolli, një ushtar i pashembullt, hyri në betejë me guxim të pamposhtur kundër forcave serbe, duke shfaqur një përkushtim të palëkundur për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tij bëri të qartë se asgjë nuk mund të pengonte dëshirën për liri dhe pavarësi të popullit kosovar.

Devotshmëria dhe vendosmëria e Ahmet Gjikollit shërbejnë si frymëzim për të gjithë ne. Kujtimi i tij do të mbetet përjetë si një simbol i guximit dhe sakrificës së të gjithë atyre që luftuan për të drejtat dhe lirinë e tyre. Trashëgimia e tij nuk është vetëm një pjesë e historisë, por një dritë që udhëheq rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Populli i Kosovës do të kujtojë gjithmonë me nder dhe mirënjohje kontributin e Ahmetit në luftën për liri. Përkushtimi dhe sakrifica e tij do të mbeten si një inspirim për brezat e ardhshëm, të cilët do të vazhdojnë rrugën drejt mbrojtjes së vlerave dhe idealeve të lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.Lavdi!’-thuhet në komunikatën e Vetëvendosje në Pejë.

Ndryshe, sot e 25 vite më parë, më 07 Maj të vitit 1999, Ahmet Gjikollli, si pjesëtarë i Batalionit të parë sulmues në Zonën Operative të Dukagjinit, ra heroikisht në kodrën e Çabratit në mbrojtje të  Gjakovës.

Familjarë, bashkëluftëtarë nga Peja, Gjakova dhe frontet e tjera, politikan, ish-ushtarak e shkollarë, vunë lule të freskëta tek përmendorja e Ahmeti në Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...