21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Vetëvendosje e Pejës nderon Dëshmorët e kombit – homazhe tek shtatorja e Shkëlzen Haradinajt dhe Obelisku

Një delegacion i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ të prirë nga Deputeti Gramos Agusholli dhe n/kryetari i degës Berat Ganiqi kanë zhvilluar homazhe dhe nderime tek përmendoret e Dëshmorëve të kombit të mbarë atdheut dhe atyre të komunës së Pejës, me rastin e 5 Majit.

Për aktivitetin, ky subjekt ka njoftuar edhe me komunikatë.

Komunikata e plotë:

 

‘Shënohet 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit e një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do shkojë.

Sot, ne i kujtojmë me krenari emrat e atyre që punuan e sakrifikuan për idealin e popullit tonë. Qëllimi i përbashkët ishte ai që i mbante të bashkuar shqiptarët gjithëherë, andaj qëllimi i përbashkët për atdheun tonë është ai që duhet të na mbajë të bashkuar edhe sot.’-thuhet nga Lëvizja ‘Vetëvendosje e Pejës./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...