3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

‘Vetëvendosje’ e Pejës nderon dëshmorët në festën e 28 Nëntorit

Për nderë të 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë kombëtare, 112 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës e Flamurit kombëtar, ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së përfaqësues të degës së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, të prirë nga kryetari Taulant Kelmendi, kanë zhvilluar homazhe dhe nderime tek përmendorja e gjeneral Shkëlzen Haradinajt dhe emrat e dëshmorëve të kombit nga komuna e Pejës.

Në homazhe ka marë pjesë edhe deputetja nga Peja Fatmire Mulhaxha Kollçaku ndsa me këtë subjekt është parë gjatë nderimeve edhe analisti Gazmir Raci.

Postimi i plotë:

’28 Nëntori mbetet një datë me rëndësi të veçantë në historinë shqiptare, duke simbolizuar ngjarje të mëdha dhe sakrifica të një populli të palëkundur përballë sfidave të historisë. Kjo ditë përkujton përpjekjet e pareshtura për liri, pavarësi dhe drejtësi, si dhe nderon ata që dhanë gjithçka për të ardhmen e kombit.

Është një datë që mishëron rezistencën dhe vendosmërinë e një populli i cili ka sfiduar fuqitë më të mëdha dhe tiraninë në emër të idealeve të tij. 28 Nëntori mbetet dëshmi e një misioni që vazhdon ende, derisa ëndrrat dhe aspiratat e atyre që e ngritën këtë flamur të jenë plotësisht të realizuara.

Në këtë frymë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë sot nderoi me respekt të thellë dëshmorët dhe heronjtë e Komunës së Pejës, duke vlerësuar guximin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe dinjitetin e vendit.’/Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...