0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

‘Vetëvendosje’ e Pejës, telegram ngushëllimi familjes Begolli

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof.Dr. Ilir Begollit, Qendra e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, ka dërguar Telegram Ngushëllimi për familjen Begolli në Prishtinë.
‘Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës si dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.’-thuhet mes tjerash në telegram
Telegrami i plotë:
‘Telegram ngushëllimi
E nderuara familje Begolli,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës si dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Profesor Begolli do të mbahet mend si një intelektual i përkushtuar i cili ka dhënë kontribut të çmuar në Fakultetin e Mjekësisë.
Përveç tjerash, ishte hartues dhe pjesëmarrës në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë. Njëkohësisht, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe përmes angazhmit profesional si mësimëdhënës dhe ekspert në lëminë e shëndetësisë publike.
Ngushëllime familjes Begolli, studentëve, kolegëve dhe miqve të tij!’-thuhet në Telegramin e Ngushëllimit nga ‘Vetëvendosje’ e Pejës.
Prof.Dr. Ilir Begolli, vdiq dje më 13 Gusht në Prishtinë në moshën 70 vjeçare. I ndjeri, kishte lindur më 20 prill 1953 në Pejë, ku kishte mbaruar shkollimin fillor për të vazhduar pastaj në Prishtinë.
Lamtumira e fundit i ipet sot në ora 16:00 në varrezat e kryeqytetit në Arbëri./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...