18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Vetëvendosje e Pejës uron Pashkët! Viziton Kishën 'Shën Katarina'

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, gjatë ditës së sotme një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në pejë të prirë nga Nënkryetarja Fatmire Kollçaku, kryetari i qendrës në Pejë Bashkim Lajçi, kryetari i Pikës Shtutgart Denis Bytyqi dhe anetarët e Kryesisë së Qendrës morën pjesë në vizitë në Kishën Shën Katarina në Pejë, për të uruar festen e Pashkëve.

Postimi i plotë nga qendra e VV-së në Pejë;

“Lëvizja Vetëvendosje uron të gjithë besimtarët katolikë gëzuar pashkët, këtë kremtim të virtyteve më të larta njerëzore të vetësakrificës, mëshirës dhe dashurisë për liri e barazi.

Pashka është dita e lajmit të mirë ku vetësakrifica dhe mëshira zëvendësojnë sakrifikimin e të tjerëve, ndërsa dashuria dhe drejtësia tregojnë se janë më të mëdha se shtypja dhe hakmarrja. Pashka është dita kur kuptojmë se liria është e pamundur të realizohet pa bashkimin barazitar mes besimtarëve, dita kur kuptojmë se barazia dhe bashkimi mes besimtarësh janë filizat e lirisë kundër perandorisë.

Në mesin tonë, festa të tilla janë ditë paqeje, solidariteti dhe dashurie shoqërore e kombëtare ndërfetare.

Besimtarëve katolikë ju urojmë mbarësi, shëndet e lumturi në këtë ditë feste. Gëzuar Pashkët!”-thuhet në urimin e Vetëvendosjes në pejë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...