0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Vetëvendosje kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, ka kërkuar që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se Skenderaj duhet të shkojë në rivotim, transmeton.

Mehani këtë e ka kërkuar përmes një shkrimi në Facebook.

“Skënderaj duhet të shkojë në rivotim! Atij burrit të kënaqur me lloçin i jepet edhe një mundësi për t’u kënaqur kur kryhet procesi. S’ka rëndësi kush fiton, ai gjithsesi do të jetë i kënaqur. Atij djalit që bërtiste “baba” ka mundësi me e kuptu që ditën kur të përballet me mëkatin thirret emri i nënës. Serbët e Banjës do të kenë mundësi që ta votojnë në mënyrë masive PDK-në për kryetar. Gratë që thoshte kandidati i PDK-së nuk i bën drejtore sepse gratë nuk bën të dalin në orën 10 të natës, kanë mundësi të dalin derë më derë edhe pas mesnatës sepse ai ligj që i ndalon gratë të dalin nuk vlen në kohë fushate. E mbi të gjitha milionat e vjedhura do të shpërndahen sadopak në duart e varfra”, ka shkruar Mehani.

Kujtojmë se LVV-ja nuk ka pasur kandidat për kryetar të Skenderajt, ndërsa kanë mbeshtetur publikisht Bekim Jasharin i cili nuk arrit të fitoj mandatin e dytë në këtë komunë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...