11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Vetëvendosje paralajmëron protestë për Platformën e Dialogut

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar platformën për dialogun, platformë të cilën e kundërshtoi Opozita.

Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtë platformë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne e kemi kundërshtuar edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe projektligjin për dialogun, dhe jemi duke punuar me intensitet të lartë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo pasi që pjesë të konsiderueshme të këtij ligji bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe natyrisht edhe platformën e konsiderojmë si të papranueshme për faktin se në asnjë rast ajo platformë nuk garanton se territori i Republikës së Kosovës do të jetë i panegociushëm”, ka thënë ajo.

Haxhiu theksoi se njohja nga Serbia do të duhej të jetë parakusht për të hyrë në negociata.

“Për Vetëvendosjen është e papranueshme të flitet për njohjen nga Serbia në fund të gjithë procesit. Njohja duhet të jetë si parakusht për të hyrë në negociata me Serbinë. Edhe njohja, edhe kërkim falja, edhe kthimi i të pagjeturve, do të duhej që të ishin parakusht apo kërkesa të shtetit të Republikës së Kosovës kundrejt Serbisë para çfarëdo raundi të bisedimeve. Pra ne si Vetëvendosje e kundërshtojmë këtë”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera deputetja Haxhiu ka paralajmëruar edhe protesta për këtë platformë, duke thënë se nuk e shohin vetëm Gjykatën Kushtetuese institucion në të cilin do ta bëjnë kundërshtimin për këtë platformë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...