3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, VV bën të ditur se kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kandidaturën brenda katër ditëve, nga sot deri më 8 dhjetor.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm).

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...