Sot Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në Viti, Artanë dhe Dardanë.
Pjesë e këtyre takimeve do të jetë kandidati i VV-së edhe për një mandat tjetër si kryeministër, Albin Kurti.
“Fillojmë në Viti, te Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, prej orës 13:00, për të vazhduar në Artanë te Salla e Sportit Llabjan, prej orës 14:30, dhe në fund në Dardanë, te Palestra e Qytetit, prej orës 17:00″, thuhet në njoftimin e VV-së./Njeshi/