32.1 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Vetëvritet një person në Pejë

Është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Pejë, sot rreth orës 10, Shefqet Dreshaj i moshës rreth 60 vjeç. ‘RADIO 1’ nga burime brenda Policisë ka mësuar se ai ka punuar si taksist.

Lajmin për një vetëvrasje e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ edhe Policia Rajonale e Pejës.

Driton Rugova-Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës deklaroi se rasti ka ndodhur në rrugën ”Vëllëzërit Kastrati” në Pejë, ndërsa jësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjës e gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot më 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugen ” Vllëzërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, deklaroi Rugova i Policisë për rajonin e Pejës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...