Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka marr sot një zarf gjatë seancës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. Indeksonline ka kapur momentin kur Berisha hap zarfin që është dërguar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), dhe lidhet me deklarimin e pasurisë, një obligim ligjor për të gjithë zyrtarët publikë.
Kujtojmë se ky veprim është pjesë e procedurave të rregullta që APK ndjek për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie në administratën publike.
Ndërsa, momenti i dorëzimit të zarfit gjatë seancës plenare ka tërhequr vëmendje të veçantë, duke ngritur interes edhe për përmbajtjen dhe afatet që i kërkohen deputetit Berisha për përmbushjen e këtij obligimi.
Në seancën e sotme të Kuvendit, përveç këtij momenti, vlen të theksohet se edhe pas disa përpjekjesh, Kuvendi ende nuk arriti të zgjedhë kryeparlamentaren e re./Njeshi/