11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Veton Surroi është gati, veç po pret për ta ftuar në negociata me Serbinë

Veton Surroi, emër i përhershëm në ekipet negociuese të Kosovës me Serbinë, përgjatë dy dekadave të fundit, është bindur se SHBA-ja e ka seriozisht për bisedimet me Serbinë. Ai konfirmon se në një mënyrë tashmë është i përfshirë në proces, duke takuar liderët politikë në Kosovë për t’i këshilluar, si më i vjetri në zanatin e negociatave. Dy vende në delegacionin shtetëror janë rezervuar për shoqërinë civile, e nuk përjashtohet që publicisti të jetë një nga ta. Ai thotë se është gati nëse e thërrasin: “Nëse mendohet se mund të ndihmoj në çfarëdo forme, jam në dispozicion”, thotë Surroi.

Shoqërisë civile i kanë takuar vende në secilin formacion të ekipeve negociuese të krijuara për dialogim me Serbinë, që nga bisedimet në Rambuje e në Vjenë.

Edhe ekipi negociator, i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, i ka dy vende të zbrazëta, të cilat u takojnë përfaqësuesve nga shoqëria civile.

Akoma nuk janë zgjedhur bartësit e këtyre pozitave, megjithatë publicisti Veton Surroi, i angazhuar në secilin ekip negociator që nga Rambujeja, po jep kontribut edhe në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë.

Publicisti ditë më parë ka treguar se ka biseduar për dy muaj me liderët politikë në vend, e me ta ka arritur dakordim në disa pika për dialogun.

“Unë mund t’i sugjeroj edhe 5 edhe 10, por nuk i bëj publike. Në bisedën që e kemi zhvilluar dy muajt e fundit me ta, me të gjithë liderët, kemi arritur deri te dakordimi mbi disa pika që mund të jenë mbi kornizat negociatore të së ardhmes”, ka thënë Surroi në një intervistë në KTV.

“Ia vlen që partitë të ulen t’i rivlerësojnë. Subjektet politike e kanë të gjitha një copë letër që e kanë shikuar dhe janë pajtuar me to”, ka shtuar ai.

Ai është i bindur se SHBA-ja e ka seriozisht për bisedimet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura, duhet kuptuar shumë seriozisht dhe përgjigja ndaj tyre duhet të jetë dinamizimi kosovar jo hajt se kalojmë edhe këtë javë edhe javën tjetër kur t’na vjen një diplomat tjetër”, thotë Surroi.

Surroi ka vërejtje për mënyrën se si Thaçi po merret me bisedimet por nuk e kundërshton përfshirjen e tij në proces.

Ai komenton edhe mbi atë se pse spektri aktual politik nuk po bashkohet për të ndërtuar konsensusin.

“Mungesa e përvojës, nuk ka aq shumë njerëz që kanë kaluar nëpër procese të tilla negociatore. Mund të jetë njëra prej arsyeve”, thekson Surroi.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as këshillat për Ramush Haradinajn se si të hiqet taksa që aktualisht po e mban të bllokuar procesin.

Në dhjetor, Surroi ka pasur disa takime të papritura në zyrën e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt. Më vonë për median e tij tregoi se takimet kishin të bënin me përgatitjet për dialogun me Serbinë dhe aty ka shkuar si përfaqësues i shoqërisë civile. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...