Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Preqevë të Klinës, ku një veturë dhe një kombibus janë përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi
Sipas Gashit po dyshohet se një person ka mbetur brenda
“Policia ka marrë njoftimin për aksidentin në orën 19:05. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, u shpreh Gashi.
Aktualisht, policia po pret informacione të reja nga vendi i ngjarjes për të konfirmuar situatën dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së personit që dyshohet të ketë mbetur brenda automjetit të djegur./Njeshi/