15.8 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Vetura përfundoi në një liqe të Gjilanit, momenti kur shoferja shpëtohet nga zjarrfikësit

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek Brana e Livoçit në Gjilan.

Në aksident është përfshirë një grua e cila fatmirësisht u shpëtua nga zjarrfikësit e Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.

“Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”, tregoi Policia.

Në pamjet e publikuara, shihet se vetura ka përfunduar në liqen.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...