1 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Vetura përfundon jashtë rrugës Podujevë-Prishtinë, bie në livadhe

Shumë drejtues të automjeteve sot do të kenë më tepër vështirësi në qarkullim.

Moti i ligë dhe bora që po bie veçse e vështirëson qarkullimin e krijon tollovi në komunikacion.

Por një shofer që po drejtonte makinën e tij në rrugën Podujevë-Prishtinë, përfundoi krejtësisht jashtë saj.

Vetura është parë të ketë përfunduar në disa livadhe që gjenden në fshatin Lupç.

Nuk dihet nëse si shkak shoferi është lënduar, por tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...