4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Vetura ra poshtë rrugës 32 metra, viktima një 22 vjeçare – policia jep detaje për aksidentin e rëndë Kaçanik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident me fatalitet që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Viktima është një 22 vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 07:30 kanë pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë.

“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e këtij aksidenti L.K ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët e Shtëpisë së Shëndetit të Kaçanikut.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe me vendim të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura tjera hetimore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...