9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Veturat po lëviznin poshtë tij, momenti i shembjes së mbikalimit të metrosë në Mexico City

Një operacion shpëtimi ishte në proces pasi një mbikalim i metrosë në Mexico City u shemb pjesërisht të hënën në mbrëmje.

Të paktën 13 njerëz, nuk arritën të mbijetonin në incident dhe rreth 70 u plagosën, thanë autoritetet e mbrojtjes civile në Meksikë.

Videot në televizionin meksikan dhe mediat sociale treguan vagonë treni “të varur” ndërsa sirenat shpërthyen aty pranë.

Ndërkohë disa pamje treguan mbikalimin duke u shembur mbi makina në një rrugë poshtë.

Një video tjetër tregoi ekipet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit në vendin e aksidentit duke larguar rrënojat dhe në kërkim të të mbijetuarve.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum, tha në Twitter se “zjarrfikësit, personeli i sigurisë publike janë duke punuar”, duke shtuar se 34 persona ishin dërguar në spital.

Kishte akoma njerëz të bllokuar brenda trenit, megjithëse “nuk e dimë nëse ata janë gjallë”, tha Sheinbaum. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...