16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Video-Dokumentar kushtuar Danit, realizuar më 2013, në 40 vjetorin e karrierës

Hit-këngëtari jonë shqiptar, një prej mbretërve të muzikës i cilësuar si nga pubilku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot ka lënë prapa 64 vite të jetës së tij.

Vital, shumë elegant e me shumë vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, ditëlindja e 64-të Danin e gjen me shëndet e zemrën plotë me familje, nipa e mbesa.

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini.

Më 50 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.

Në përvjetorin e ditëlindjes së 64-të, Dani sot ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.

Me dallim nga viti i kaluar i mbylljes pandemike, Danin, kjo sezonë e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.

Me rastin e ditëlindjes sot, në respekt të këngëtarit, ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ nga arkiva e emisionit ‘Top Folk’, sjellin Video-Dokumentarin kushtuar Ramadan Krasniqit – Danit, një realizim i vitit 2013, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të karrierës së këngëtarit.

Video-Dokumentari atëbotë ishte punuar dhe përgatitur nga Fitim Behluli-zv/Kryeredaktor në RTV ‘Dukagjini’, ndërsa montazhi i ishte besuar Arbër Sapunxhiut, punonjës pranë këtij mediumi.

Për realizim ishte përdorur material arkivor edhe nga TVP, akrivi familjar dhe shoqëror i këngëtarit.

Ndryshe, vitin e ardhshëm, këngëtari përgatitet të shënoj 50 vjetorin e karrier, gjegjësisht gjysëm-shekullin muzikor e artistik./Njeshi&RADIO 1/

VIDEO – DOKUMENTARI;

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...