9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

VIDEO – Ja çfarë thoshte Remzi Baloku për Flamurin kombëtar, atë shtetëror dhe UÇK-në

Remzi Baloku nga Peja, themelues i ilegales me emërtimin “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, e cila veproi nga viti 1959 deri në vitin 1964, respektivisht deri në zbulimin e saj nga UDB-ja jugosllave, për çfarë, ai ishte dënuar me 10 vite burg të rëndë, së bashku me bashkëveprimtarët e tij, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 87 vjeçare ndërsaqë sot është përcjellur në banesën e tij të fundit në varrezat e qytetit në Pejë.

‘RADIO 1’ sjellë një Video-Kronikë të vitit 2014, ku i ndjeri Remzi Baloku kishte realizuar një material xhirues me Fitim Behlulin – tani kryeredaktor i ‘RADIO 1’, pikërisht me 6 Tetor të vitit 2014, në 46 vjetorin e përdorimit të lirshëm të Flamurit kombëtarë në Kosovë.
Flamuri kombëtarë ishte ngritur shumë vite para 1968-tës në Pejë, ndërsa që kur lajmi për përdorim të lirshëm u zyrtarizua me 6 Tetor 1968, Baloku ishte në burg.

‘E prita mirë lajmin në burg. Nuk u kënaqa me këtë sepse ne ideal e kishim bashkimin e trojeve shqiptare, por u vërejt se diçka po lëvizë. Në vitin 71, kur u lirova, ishte ora 01 pasmesnate kur unë kam arritur në Pejë. Tek ura e zallit kishin dalur qindra njerëz për të më pritur, aty e pashë se vetëdija e popullit nuk kishte të ndalur dhe gjërat po ndryshonin. Diçka u nis”, thoshte Baloku në një intervistë të kohës.

VIDEO – Ja çfarë thoshte Remzi Baloku për Flamurin kombëtar, atë shtetëror dhe UÇK-në:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...