20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Vie albumi i ri Albina Kelmendit, pëlqehet tepër (Këngët në artikull)

Albina Kelmendi këngëtarja e sukseseve ka lëshuar albumin e saj të ri.

Fundjava ishte koha kur këngëtarja pejane lansoi tetë këngët e saj të reja.

Hite të pavdekshme janë sjellur në një version ndryshe nga Albina Kelmendi.

Nga përzgjedhjet e këngëve, vërehet qartë ndikimi në përzgjedhje, repertor dhe kujdes muzikor edhe i babait të saj muzicientit të njohur Bujar Kelmendi, që në këtë album e gjejmë në kitarë-solo.

Janë 8 këngë, epiko-lirike, patriotike e kreshnike që fuqishëm shënojnë kohëen e tyre.

Albina në këtë album ka edhe duet me nënën e saj, këngëtaren Albana Kelmendi.

Komentet për albumin e saj të ri kanë qenë pozitive dhe pa blerë klikime, Albina po rritet në Youtube dita ditës me këngët e saj të reja.

Me këtë rast ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, Albines i urojnë suksese të mëtejme./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...