Fitim Kolusha, 38 vjeçari nga Peja, që humbi jetën gjatë mbrëmjes së sontme në vetaksidentin që ndodhi në fshatin Qungur të Pejës, ishte punonjës i KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.
I ndjeri në momentin tragjik, ishte jashtë detyrës zyrtare, ndërsa kompania ka shprehur dhembjen duke reaguar me Telegram Ngushëllimi, për rastin e rëndë.
‘Kolegu tashmë i ndjerë, Kolusha, ishte punonjës i zellshëm dhe ka shërbyer në Sektorin e Ujësjellësit – Pejë.’-thuhet mes tjerash në reagim.
Reagimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Me pikëllim, mësuam lajmin e kobshëm, të ndarjes së hershme nga jeta, të punonjësit tonë, tashmë të ndjerit Fitim Kolusha.
Kolegu tashmë i ndjerë, Kolusha, ishte punonjës i zellshëm dhe ka shërbyer në Sektorin e Ujësjellësit – Pejë.
Në momentin tragjik, i ndjeri ishte jashtë detyrës zyrtare!
KRU ‘Hidrodrini’, me këtë rast, përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, Menaxhmentit dhe tërë stafit punonjës, për familjen Kolusha dhe të afërmit e të ndjerit!
Ndajmë dhembjen dhe pikëllimin bashkë!’-thuhet në reagimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/