18.6 C
Pec
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Viktima nga shpërthimi i cisternës nuk ishte punonjës i ‘Delta Group’

Siç ka raportuar ‘RADIO 1’ më herët, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të një cisterne që ndodhi në një pompë të derivateve.

‘RADIO 1’ merr vesh se viktima, është rreth 45-vjeçar.

Për rastin e rëndë, kanë folur edhe nga kompania ku ndodhi rasti.

Altin Mahmutaj – Menaxher i kompanisë ‘Delta Group’ ka thënë për ‘RADIO 1’, se viktima nuk ishte punonjës i ‘Delta Group’.

‘Konfirmojmë se viktima nuk ishte punëtorë i ‘Delta Group’. Ndjejmë keqardhjen e thellë dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e personit.’ -deklaroi Altin Mahmutaj – Menaxher i kompanisë ‘Delta Group’.

Lajmi u deklarua zyrtarisht nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili më herët konfirmoi se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë kryeprokurori i shtetit Agim Kurmehaj, Prokurori i krimeve të rënda, zjarrfikësit, hetuesit, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha Nikqi në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, rruga Pejë-Deçan është bllokuar për qarkullim deri në përfundimin e procedurave nga Policia, e cila po qëndron te rrethi i njohur si i “Ukajve” dhe pas ekzaminimit do të lirohet për qarkullim./Njeshi&RADIO 1/

Aksioni “Avicena”, policia kontrollon 36 lokacione: U sekuestruan pistoleta, armë të gjata e fishekë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...