Siç ka raportuar ‘RADIO 1’ më herët, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të një cisterne që ndodhi në një pompë të derivateve.
Bazuar në informacionet e familjarëve të të ndjerit të cilët kanë ngushëlluar në rrjete sociale, viktima e tragjedisë së sotme në Pejë është Visar Muriqi, 44 vjeçar.
Muriqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pasi që shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar nga ky rast.
Për rastin e rëndë, kanë folur edhe nga kompania ku ndodhi rasti.
Altin Mahmutaj – Menaxher i kompanisë ‘Delta Group’ ka thënë për ‘RADIO 1’, se viktima nuk ishte punonjës i ‘Delta Group’.
‘Konfirmojmë se viktima nuk ishte punëtorë i ‘Delta Group’. Ndjejmë keqardhjen e thellë dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e personit.’ -deklaroi Altin Mahmutaj – Menaxher i kompanisë ‘Delta Group’.
Lajmi zyrtarisht u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili më herët konfirmoi se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.