7.4 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Vitamina D gjatë shtatzënësisë mbron fëmijët nga alergjitë

Ekspertët e “Icahn Schoole of Medicine” nga Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se gratë që hanë ushqime të pasura me vitaminën D gjatë shtatzënësisë, ndihmojnë fëmijët të mbrohen nga alergjitë.

Vitamina D është e njohur si “vitamina e diellit” sepse njerëzit e përfitojnë shumë nga dielli. Sidoqoftë, vitamina D përfitohet edhe nga ushqimet si peshku, vezët, prodhimet e qumështit, kërpudhat dhe drithërat.

Grupi i ekspertëve, që kanë intervistuar 1,248 nëna dhe fëmijët e tyre, janë bazuar në gjërat që ato kanë ngrënë gjatë shtatzënësisë, si dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Është gjetur, nënat që e kanë marrë vitaminën D, fëmijët e tyre i kanë shmangur alergjitë deri në 20 për qind.

Sidoqoftë, ekspertët nuk thonë se marrja e vitaminës D përmes ushqimit, i largon në tërësi alergjitë, por se ndihmon në shmangien e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...