Gjatë vitit 2018 një numër shumë i madh kompanish ishin ende në fazat e tyre fillestare, por 2019 pritet që të shënojë një progres shumë të lartë në drejtim të inovacionit.
Në vazhdë të kësaj, më poshtë do të gjeni 7 parashikime se përse inovacioni do të jetë shumë i rëndësishëm gjatë 2019:
- Konglomeratet globale që nuk i japin përparësi inovacionit nuk do të ekzistojnë më…
Po, kjo mund të rezultojë të jetë mëse e vërtetë. Nese konglomeratet globale nuk i kushtojnë rëndësi kryesore inovacionit, në një botë që po shkon gjithnjë e më shumë drejt tij, ata do ta kenë shumë të vështirë për të mbijetuar dhe ndoshta edhe nuk do të ekzistojnë më.
- Kompanitë do të zgjedhin një drejtues inovacioni
Ndërsa fokusi kryesor i strategjisë së shumë kompanive është rritja, zhvillimi i mëtejshëm dhe mbijetesa në një treg të egër, do të krijohen sektorë të veçantë në çdo kompani që do t’i kushtohen inovacionit dhe të gjithë prej tyre do të drejtohen nga një drejtor inovacioni.
- Inovacioni shumë i rëndësishëm për burimet njerëzore
Burimet njerëzore do të jenë ndër departamentet e para në një kompani që do të përqafojnë inovacionin.
- Inovacioni do të ndryshojë kuptimin e përgjegjësisë sociale të korporatave
- Më shumë se 100 qendra inovacioni do të krijohen në shtete të ndryshme të botës
Në këto qendra inovacioni, bizneset lokale, universitetet, kompanitë kërkimore, qeveritë dhe shumë institucione të tjera do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të krijuar zgjidhje sa më të qendrueshme.
- Grupet e punës një prej faktorëve më të rëndësishëm të inovacionit
Burokracitë e korporatave duhet të hiqen sepse ato do të jënë një prej kërcënimeve dhe pengesave më të mëdha të inovacionit.
]]>