32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Vitia i përkushtuar për evoluimin e sistemit të kujdesit shëndetësorë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kongresit “Integrimi Farmaceutik në Bashkimin Evropian – Sfidat Legjislative”.

Në fjalën e tij, Vitia shprehu kënaqësinë për prezencën e tij në këtë kongres dhe theksoi rëndësinë e shërbimeve farmaceutike si gurthemeli i një sistemi të fortë të kujdesit shëndetësorë.

Gjithashtu, ai shprehu përkushtimin e tij të thellë për të siguruar që sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë të evoluojë për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.

“Ndryshimet legjislative dhe harmonizimi i tyre me direktivat e BE-së janë parë si mundësi për të përmirësuar shërbimet farmaceutike, duke ofruar qasje më të mirë në barna dhe rregullore të përmirësuara për qytetarët tanë”, tha Vitia.

Më tej, ministri shtoi se ministria e Shëndetësisë është në fazën finale për fillimin e zbatimit të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, i cili është miratuar që nga 15 maji./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...