22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Vitia pret në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, flasin për forcim të bashkëpunimeve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellët për forcimin e bashkëpunimit.

Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.

Ndërsa Vitia falënderoi ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...