15.9 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Vitia takohet me ambasadorin e Belgjikës, flasin për investimet në Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko-Nimani.

Ministri Vitia njoftoi ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore.

Ambasadori falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi, me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...