Deputeti i LVV-së, Arben Vitia, ka akuzuar ish-partitë e opozitës për bllokadë të punës së Kuvendit për zgjedhjen e kryetares së këtij institucioni.
Vitia ka thënë se së parti të konstituohet Kuvendit pastaj mund të flitet edhe për hapin tjetër që mund të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“ Kanë vendosur që të bllokojnë, bllokuesit janë ata është e drejtë ekskluzive e jona për ta paraqitur kandidaten tonë që në këtë rast është zonja Albulen Haxhiu dhe pastaj të vazhdohet me hapat e tjerë me votimin e nënkryetarëve dhe konstituimin e Kuvendit. Ne jemi parti që kemi fituar shumicën pothuajse absolute më shumë se dy parti të tjera, e dyta dhe e treta dhe kjo është e drejtë kushtetuese dhe kjo na takon ne. Të formohet Kuvendit, të konstituohet Kuvendi dhe vazhdojmë hapin tjetër. Mirëpo të imponohet kandidati nga opozita partisë fituese në zgjedhje që e ka të drejtën ekskluzive për kryetar të Kuvendit, kjo është një praktikë që po çon në një bllokadë të panevojshme. Nëse janë për hapat e tjerë, ta bëjmë hapin e parë ta votojmë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit vazhdojmë me nënkryetarët dhe të vazhdojmë të tjerë”, tha Vitia. /Njeshi/