1.6 C
Pec
E hënë, 11 Nëntor, 2024

Vizita e O’Brien në Kosovë, Hovenier paralajmëron biseda për çështjet kyçe bilaterale

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka pritur Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, në vizitën e tij të parë në Kosovë, në rolin e tij aktual.

Derisa O’Brien fillimisht ka vizituar Ambasadën Amerikane, Hovenier ka thënë se do të zhvillojnë biseda për çështjet kyçe bilaterale, e në kuadër të takimit, do ta ritheksojnë përkushtimin e ShBA-së ndaj Kosovës.

“Kënaqësi për të mirëpritur Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, ka potencuar Hovenier, thuhet në postimin e Ambasadës.

O’Brien e viziton Kosovën një ditë pasi që ka qëndruar në Serbi.

Tashmë ndihmëssekretari amerikan ka arritur në Qeveri, ku do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...