15.8 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Vizita e shefit të CIA-s në rajon, Tahiri: Ka një porosi të tërthorët edhe për Kosovën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon, duke thënë se kjo vizitë ka dy porosi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se njëra prej porosive ka të bëjë me edhe me Kosovën.

“Vizita e papritur e shefit te CIA Williams Burns ne rajon ka rendesi strategjike per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Vet fakti qe kjo vizite u realizua ne Bosnie dhe me pas ne Serbi tregon se porosia eshte per destabilizuesit e rajonit, mirepo ka dhe nje porosi te terthorte per Kosoven meqenese Dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu ne fokus. Me William Burns kam pasur takim zyrtar ne Washington, ne Mars 2011, menjehere kur mora Detyren e Kryenegociatores ne Dialogun e Brukselit – Ne ate kohe William Burns ishte Zevendes Sekretar Sheti i Amerikes”, ka shkruar Tahiri./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...