2.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Vizita në Kolumbi, Osmani dhe Cepeda flasin për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve”, ka shkruar Osmani në një postim zyrtar.

Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.”

Kjo vizitë synon të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të hapë rrugë për bashkëpunime të reja ndërmjet Kosovës dhe Kolumbisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...