35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Vjedhin kabllo elektrike në një lokal në Prishtinë, njëri arrestohet e tjetri arratiset

Një person është arrestuar pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:02, në Prishtinë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal, së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...