Policia në Pejë, më 25 dhjetor, ёshtё informuar se nё fshatin Treboviq ka ndodhur njё rast i vjedhjes së rёndё, ku një ose më shumë persona kanё depërtuar me forcё ne njё shtёpi, ku kanё kryer vjedhje tё rëndë.
Një rast i vjedhjes është raportuar edhe më 29 dhjetor në fshatin Bllagajë, ku në një tjetër shtëpi ka pasur depërtim me forcë.
“Policia menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjes. Aty nga i dёmtuari janё njoftuar se kur janё kthyer nё shtёpi e kanё gjetur derën e hyrjes tё hapur dhe shtёpinё e demoluar. Sipas tё dёmtuarit janё vjedhur shumё e konsiderueshme e parave dhe stoli ari”, thuhet në njoftim të policisë.