Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese në zonat kufitare të Kosovës.Vjedhjet janë raportuar në periudha të ndryshme kohore.
Zona Kufitare 25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.
Zona Kufitare 22.04.2025 – 12:00.Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Restelicë–Çajë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.
Zona Kufitare 01.03-25.04.2025 – NN. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Gorozhub–Pogaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime./Njeshi/