20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Vjosa Osmani reagon pas sulmit seksual ndaj së miturës: Është koha të edukojmë djemtë tanë

Presidentja Vjosa Osmani, pas raportimeve se është sulmuar seksualisht një vajzë në një shkollë në Prishtinë, ka bërë një reagim.

Osmani, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se është lindur nevoja të edukohen djemtë që të trajtojnë motrat e shoqet e klasësë si të barabarta.

“Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen. Tani, si kurrë më parë, është koha të edukojmë djemtë tanë të trajtojnë motrat e shoqet e tyre të klasës si të barabarta me ta, e me respektin dhe dashurinë që ato e meritojnë”, thuhet në postimin e saj.

Ajo ka njoftuar edhe se është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilët kanë premtuar se po e trajtojnë çështjen me seriozitet.

Postimi i plotë:

Nuk është vetëm një rast i izoluar i ngacmimit seksual! Fatkeqësisht, është një pasqyrë e trishtë e një situate të rëndë në shoqërinë tonë.

Prindër të dashur,

Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen. Tani, si kurrë më parë, është koha të edukojmë djemtë tanë të trajtojnë motrat e shoqet e tyre të klasës si të barabarta me ta, e me respektin dhe dashurinë që ato e meritojnë.

Rasti i ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur, shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient.

Sot kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci, të cilët më kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë.

Është përgjegjësi e jona kolektive për të punuar me ngulm që raste të tilla të mos përsëritën. Ne duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë, kudo që ndodhen ata: në rrugë, apo në shkollë. Siguria për ta është investim në të ardhmen e tyre.

Siguria, mirëqenia, dhe e drejta e tyre për një fëmijëri të qetë, pa dhunë e në mirëqenie, duhet garantuar në çdo rrethanë dhe me çdo kusht!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...