8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Vlerësohet lartë kontributi i Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave

Këtë javë u zhvilluan punimet e takimit të 15-të të Komitetit të Ndërtimit të Kapaciteteve të Organizatës Botërore të Doganave (OBD) dhe që përkon me 20 vjetorin e themelimit të këtij komiteti me shumë rëndësi për komunitetin global doganor.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Ian Sanders, nënvizoi se rëndësia e pjesëmarrjes aktive të administratave anëtare, partnerëve, akademisë dhe palëve të tjera të interesuara ka qenë çelësi i përgatitjes së suksesshme për këtë sesion në përputhje me temën  e OBD-së, “Doganat që angazhojnë partnerë tradicionalë dhe të rinj me qëllim”. Takimi u ndoq nga mbi 300 përfaqësues të administratave anëtare, partnerë zhvillimi, akademi dhe palë të tjera të interesuara.

Ishtë nder dhe privilegj i vecantë që në kuadër të këtij takimi nga Sekretariati i Organizatës Botërore të Doganave,  të vlerësohej lartë kontributi që jep Kosova në kuadër të programeve të ndërtimit të kapaciteteve ku Kosova është një nga pjesëmarrësit më aktivë dhe më të suksesshëm në Programet e COPES/CCP dhe vlerësojnë lartë bashkëpunimin me Doganën e Kosovës.

Në këtë takim Dogana e Kosovës përfaqësohej nga Zana Batusha, Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bekim Mehmetaj, Atashe Doganor i RKS-së në OBD.

Kosova është një vlerë e shtuar dhe një shtet anëtar me peshë dhe kontribuese e vazhdueshme në  aktivitetet  e  OBD-së për avancimin e kapaciteteve te komunitetit  global doganor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...