17.9 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Vllasi: Vuçiçi manipulon serbët në Kosovë, sikurse Millosheviqi para 30 vjetësh

“Një herë janë shtyrë zgjedhjet dhe më nuk ka kuptim që ato të shtyhen. Tani do ta shohin edhe ndërkombëtarët se kush po krijon destabilizim në pjesën veriore të Kosovës”.

Avokati Azem Vllasi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po i manipulon serbët në Kosovës sikurse Sllobodan Millosheviqi që bënte para 30 vjetësh.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se Beogradi përmes Listës Serbe do të mundohet që të krijojë tensione për zgjedhjet e 23 prillit.

“Unë shoh se nga aspekti organizativ ligjor kushtet që duhet t’i përmbushë KQZ-ja është çdo gjë në rregull dhe ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur këto zgjedhje. Mirëpo pala serbe, Beogradi nuk është i interesuar që të mbahen këto zgjedhje sepse Beogradi, Vuçiqi do në mënyrën e tij të manipulojë me ato katër komuna në veri dhe i do udhëheqësit vetëm ata që i preferon vetë”.

Sipas tij, Lista Serbe është instrument i drejtpërdrejtë i Beogradit e cila do të bëjë çmos që këto zgjedhje të mos jenë të rregullta dhe të mos prodhojnë atë që dëshirohet.

“Një herë janë shtyrë zgjedhjet dhe më nuk ka kuptim që ato të shtyhen. Tani do ta shohin edhe ndërkombëtarët se kush po krijon destabilizim në pjesën veriore të Kosovës”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...