Udhëheqësi artistik i shumë orkestrinave të njohura gjakovare të kohës, ish-bashkëpunëtori i ngushtë ndër dekada i këngëtarit të njohur kosovar Shkëlzen Jetishi-Xeni, fis-harmonikisti i njohur nga Gjakova Vllaznim Buxhovi, ka ardhur për herë të parë me deklaratën e tij, mbi raportet me Shkëlzen Jetishin – Xenin.
Në një rrëfim të gjatë të jetës dhe karrierës 50 vjeçare muzikore, në ‘RADIO 1’, Vllaznim Buxhovi është ndalur me theks të veçant mbi raportet ndër vite dhe ato aktuale me Shkëlzen Jetishin – Xenin.
Të pandashëm që prej ditëve të para, nga Orkestrina ‘Ganimete Tërbeshi’ e deri tek orkestra ‘Vllaznim Buxhovi’, cilat janë raportet aktuale të kësaj dysheje, që prej periudhës së shkëputjes aktive të Xenit nga kënga, pasojë e disa shqetësimeve shëndetësore vokale!
‘Me më pas thënë dikush që do e vazhdosh karrierën pa Xenin, e kish çu prej tavolinës. Nuk ka pasur shans…’-thotë Buxhovi.
Për më shumë ndiqeni Video-shkëputjen.
Në rrëfimin e tij Vllaznim Buxhovi për herë të parë ka folur edhe mbi vlerësimet nga prizmi i tij profesional për emra të njohur të këngës si Dani, Sinan Vllasaliu, Nysret Muçiqi, Sabri Fejzullahu dhe Afrim Muçiqi, e të cilat do të pasojnë një artikull të veçant./Njeshi&RADIO 1/