5.7 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai

Volkswagen prezantoi në panairin Auto Shanghai tre koncept-automjete të reja, fryt i bashkëpunimit me partnerët e tij kinezë.

Modelet ID. AURA (FAW – Volkswagen), ID. ERA (SAIC – Volkswagen) dhe ID. EVO (Volkswagen – Anhui) përfaqësojnë gjeneratën e re të automjeteve elektrike inteligjente dhe ofrojnë një pasqyrë të ofensivës prodhuese që do të vijë në vitet e ardhshme.

Volkswagen planifikon të hedhë në treg më shumë se 30 modele të reja deri në fund të vitit 2027 (duke përfshirë 20 automjete elektrike) në segmentet më të rëndësishme të tregut kinez.

Modeli ID. ERA është rezultat i bashkëpunimit midis kompanive SAIC dhe Volkswagen; bëhet fjalë për një SUV të gjerë me tre rreshta sediljesh dhe është modeli i parë i Volkswagen-it që përdor teknologjinë e zgjatjes së autonomisë (range extender).

Një gjenerator me karburant ngarkon baterinë gjatë vozitjes dhe siguron një rritje të autonomisë me mbi 700 kilometra. Me një autonomi prej 300 kilometrash në modalitetin elektrik, ky koncept-automjet mund të përshkojë më shumë se 1000 kilometra në total.

Në Auto Shanghai, drejtori i shitjeve të Volkswagen-it, Martin Sander, tha për gazetarët se kjo teknologji do të sillet edhe në Evropë.

Vetë teknologjia dikur ka qenë mjaft e njohur (një nga shembujt më të njohur është Opel Ampera), por më pas ishte zhdukur nga tregu, ndërsa tani po rikthehet (shembull është edhe Mazda CX-30). Qëllimi kryesor është të eliminohet shqetësimi i përdoruesve të automjeteve elektrike lidhur me kufizimet e autonomisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...