Taigo është 4270 mm i gjatë, 1757 mm i gjerë dhe 1494 mm i lartë, e bagazhi ka një kapacitet prej 438 litrave.

Në Evropë do të jetë i disponueshëm vetëm versioni me benzinë TSI që bën tërheqje me rrotat e para, derisa ai me naftë dhe hidrid nuk do të jenë fare pjesë e ofertës.

Aty janë motorët turbo-benzinë me tre cilindra që prodhojnë 110 kuaj-fuqi dhe ata me katër cilindra me 150 kuaj-fuqi.

Varësisht nga motori, do të prodhohen ndërruesit manual me 5 dhe 6 shpejtësi si dhe ai automatik DSG me shtatë. /Njeshi/