20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Volvo do të ndërtojë fabrikën miliardëshe për veturat elektrike në Sllovaki

Prodhuesi suedez i automjeteve luksoze, Volvo, planifikon të ndërtojë një fabrikë të re evropiane në Sllovakinë lindore, ka thënë të shtunën ministri i Ekonomisë i vendit, Richard Sulik, shkruan AP.

Fabrika e tretë evropiane e Volvos do të vendoset në Kosice, qyteti i dytë më i madh i Sllovakisë. Volvo do të marrë rreth 20% të 1.2 miliardë eurove të nevojshme për projektin si mbështetje nga qeveria sllovake.

Fabrika pritet të prodhojë rreth 250 mijë vetura elektrike në vit dhe të krijojë rreth 3.300 vende pune. Ndërtimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm dhe prodhimi të fillojë në vitin 2026. Volvo ka vendosur një synim që të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030.

Volkswageni i Gjermanisë, PSA Peugeot Citroen i Francës, Kia Motors i Koresë së Jugut dhe Jaguar Land Rover me bazë në Britaninë e Madhe tashmë kanë fabrika të mëdha në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore me 5.5 milionë banorë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...