Polestar 2 do të kushtojë rreth 59,000 euro dhe ka një rang prej 443 km me një karikim elektrik. Konkurrentja Model 3 kushton 58,800 euro dhe ka një rang prej 418 km.
Model 3 dhe Polestar 2 kushtojnë më lirë se shumica e modeleve elektrike të lançuara nga prodhuesit e makinave tradicionale premium. Të dyja markat kanë premtuar çmime më të ulëta në të ardhmen.
Lançimi i makinës nga Polestar, vjen si rrjedhojë e përpjekjeve të Tesla për të rritur shitjet e Model 3 në Europë dhe Kinë, ku programet qeveritare po përkrahin e automjeteve elektrikë.
Tesla ka hasur një problem këtë muaj. Një reviste amerikane me influencë, Consumer Report, përmendi disa probleme besueshmërie të Model 3. Ndërsa sipas analistëve, Polestar ka një projektim të fortë pasi është ndërtuar mbi platformën e Volvo.
Prodhuesit e automjeteve duke përfshirë Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW po fillojnë shpërndarjen e makinave elektrike premium të prezantuara vitin e kaluar, ndërsa përpiqen të forcohen në një treg i cili deri tani dominohet nga Tesla./Njeshi/
]]>