13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Von Cramon i reagon Vuçiqit: KiE vendos vet se kë do të pranojnë

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, të shtunën ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratën lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Vuciq të premten ka deklaruar se Serbia mund të dalë nga kjo organizatë, në rast se Kosova pranohet në KiE.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot euro deputetja, Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në X, ka shkruar se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga ky Këshill.

“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në X.

Ndërsa, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...