5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Von Cramon reagon pas fushatës ndaj saj dhe këshilltarit: Trishtuese për Kosovën

Në rrjetin social “X” është organizuar një fushatë kundër këshilltarit të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Përmes një video të prerë dhe të nxjerrë nga konteksti, llogari të shumta në platformën “X” kanë atakuar këshilltarin e Cramon, Dordje Bojovic, për një diskutim të para disa vitesh ku flitet për krimet serbe të kryera në Kosovë

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, duke thënë se është i irrituar teksa sheh që llogari të shumta në “X” e “të drejtuara nga pushteti” sulmojnë në asketin personal Viola von Cramon dhe stafin e saj, si dhe ambasadorët e QUINT e diplomatët si ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Ali Ahmetin e Edi Ramën.

Pa reaguar s’ka qëndruar Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se pyetja e saj është se “kujt i ndihmon një gjë e tillë?” Cramon ka thënë se sigurisht që Kosovës nuk i ndihmon e as rrugës për integrim në BE.

“Lajmet e rreme, fushatat desinformuese, propaganda qeveritare apo edhe falsifikimet e thella me bota dhe trolls nuk do të ndryshojnë patjetër pozicionin e askujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt.Është e trishtueshme për vendin”, ka shkruar Cramon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...