Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, ka arritur në Prishtinë, në ndalesën e parafundit, në kuadër të turnit ballkanik të nisur më 23 Tetor.
Ursula von der Leyen u prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ndërsa më pas, bashkë do të mbajnë një konferencë për media.
Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.