16 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Votat e diasporës: Nga mbi 38 mijë fletëvotimet e verifikuara, 30 për qind janë refuzuar

22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë, janë verifikuar deri tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur Arbnor Mjeku nga organizata “Germin”. Ai ka thënë se në këto zarfe, kanë qenë 38 mijë e 25 fletëvotime, prej të cilave 11 mijë e 71 janë refuzuar.

Në përgjithësi, KQZ-ja ka pranuar mbi 43 mijë pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në përqindje, i bie që rreth 30 për qind e votave nga jashtë po refuzohen nga KQZ-ja. Arsyet kryesore për refuzim të votave, sipas Mjekut, janë votimet grupore me mbiemra të ndryshëm.

Ai ka shtuar se pret që deri në fillim të javës tjetër të përfundojë verifikimi i këtyre votave.

Pa u numëruar votat nga jashtë dhe ato me kusht, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 47 për qind të votave. Pas saj vjen PDK-ja me 17 për qind, LDK-ja me 13 e AAK-ja 7.4. Në rinumërim kanë shkuar rreth 500 vendvotime. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...