18.1 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, shefi i BE-së Szunyog: KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Ambasadori Szunyog përmes një postimi në platformës X ka shkruar se është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm.

“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai në platformën X./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...